TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Genc Gjokutaj ka deklaruar se nuk mund të konceptohet tërheqja e tij nga mbrojtja ligjore e kryetarit të opozitës Sali Berisha, e cila mbart një rëndësi të madhe për vendin.
Gjokutaj tha se mungesa e tij në seancën e fundit gjyqësore për Berishën ishte lidhur me faktin se ka futur këmbën në allçi për shkak të një frakture dhe nuk mund të lëvizë pa paterica, dhe pa u rikuperuar së paku për 6-8 javët në vazhdim.
Por, "uroj Zotin që qëlloi një kohë pushimesh që të rikuperohem për në shtator të vazhdojmë betejën", nënvizoi ai ndër të tjera.
“Doja të shuaja kureshtjen e publikut, sepse ka pasur disa portale që e kanë konsideruar mungesën tuaj në seancën e fundit si një tërheqje nga çështja “Berisha”. A është e vërtetë kjo, tërheqje nga mbrojtja e z. Berisha në proceset gjyqësore ndaj tij tashmë, që po zgjasin prej muajsh?", e pyeti gazetarja.
"Mua më vjen vërtet shumë keq që abuzohet në këtë lloj niveli. Nuk mund të konceptohet një tërheqje e imja nga çështja Berisha, sepse ajo nuk është çështje thjesht e një personi, çështje penale e regjistruar nga SPAK. Ajo është një çështje, zgjidhja e së cilës zgjidh shumë raporte jetësore për Shqipërinë, zgjidh çështjen kombëtare, zgjidh çështjen e identitetit gjinor, zgjidh çështjen e familjes, të integritetit të njerëzve, zgjidh çështjen e shpopullimit, pra, pjesë integrale të programit të PD, të liderit të saj, zotit Sali Berisha dhe pikërisht për shkak të këtyre vlerave që mbart, lideri i PD dhe Partia Demokratike në vetvete me aleatët e saj, Partinë e Lirisë dhe partitë e tjera, ky ka qenë dhe qëllimi i procesit, i “fake proces”it.
Sa i përket gjendjes sime, është e vërtetë: në datën 11 korrik unë kam pësuar një frakturë në gishtin e këmbës, se këta dhe i ironizojnë këto, thonë ... “nuk shkon dot në gjykatë se ka thyer gishtin”... Ky është problem dashakeqësie i përzier edhe me injorancë sepse nuk është problemi thjesht i një gishti apo thoi, por është problemi i këmbës së tërë e cila është në allçi e mobilizuar, që do të hiqet pas 6 deri 8 javësh sipas mjekëve. Unë jam në kontroll mjekësor dhe nuk mund të eci pa paterica dhe kjo është e dokumentuar edhe në gjykatë. Uroj Zotin që qëlloi një kohë pushimesh që të rikuperohem për në shtator të vazhdojmë betejën,” tha Gjokutaj.