TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë bërë të njohura lidhur me ngjarjen e regjistruar në zonën e Tales, ku nga një konflikt i çastit mbeti i plagosur një person.
Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 13:30 në Tale, kur dy shtetas janë konfliktuar për motive xhelozie.
“Pse më sheh gruan’’, raportohet se ka qenë fjalia e cila nisi dhe konfliktin mes të plagosurit dhe autorit të ngjarjes.
Sipas bluve, ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale A.M., banues në Zejmen, i cili është dërguar në spital, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobta mes dy shtetasve,(motive xhelozie) ka mbetur i plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasi A.M, banues ne Zejmen Lezhë.
Autori i ngjarjes pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e autorit i cili është i identifikuar nga ana e Policisë.
Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Për shkak të rrethanave të hetimit nuk jepen të dhena të tjera.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanve dhe dokumentimin ligjor të rastit"- njoftoi policia.