AKTUALITET, 21 Korrik 2024, 12:36

Inceneratori i Tiranës, SPAK mbyll hetimet për 12 të akuzuar, mes tyre Lefter Koka e Taulant Tusha

Inceneratori i Tiranës, SPAK mbyll hetimet për 12 të akuzuar, mes

Prokuroria e Posaçme ditën e sotme iu ka komunikuar akuzat 12 personave të cilët janë nën hetim për inceneratorin e Tiranës. Mësohet se akuzat janë komunikuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim. Hetimet kanë përfunduar vetëm për personat që kanë marrë pjesë në procedurat deri në lidhjen e kontratës koncesionare dhe komunikimi i akuzave është bërë për shkak se ndodhen drejt përfundimit afatet hetimore për veprën penale për të cilën akuzohen.

Mes personave që iu është komunikuar akuza janë Lefter Koka, Taulant Tusha, Pëllumb Abeshi, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Sidita Tola, Jetmir Llapaj dhe Erjon Murataj. Ndërkohë ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, ende nuk është bërë komunikimi i akuzës, për shkak se janë zbuluar gjatë hetimit fakte të reja që krijojnë dyshimin për korrupsion.

Një pjesë e tyre u arrestuan në datën 8 dhjetor të vitit 2023, ndërkohë që disa të tjerë patën masa më të buta sigurie. Në kërkim u shpallën Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Erjon Murataj. Akuzat fillestare ishin për korrupsion, mashtrim, pastrim të parave dhe shpërdorim detyre.

Emrat e të akuzuarve për të cilët janë mbyllur hetimet: 

Lefter Koka

Taulant Tusha

Pëllumb Abeshi

Namik Simixhiu

Bledar Karoli

Alba Thoma

Valbona Ballgjini

Sidita Kopliku

Etleva Kondi

Sidita Tola

Jetmir Llapaj

Erjon Murataj

Emrat për të cilët vijojnë ende hetimet

Klodian Zoto

Mirel Mërtiri

Alqi Bllako

Ilir Dedja

Endrit Habilaj

Dashamir Ymeraj

Denisa Tollkuçi

Renardo Nallbani

Marc Lappat

Giusepe Ciaffaglionen

Michael Dryijts.