AKTUALITET, 21 Korrik 2024, 14:38

Të shtëna me armë zjarri pranë një lokali në Tale të Lezhës, raportohet për një të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë një lokali në Tale

Një person ka mbetur i plagosur në Tale të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali, pas një konflikti të çastit.

Nuk dihet ende identiteti i personit të plagosur, ndërsa mësohet se është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori është larguar menjëherë ndërsa policia thotë se e ka identifikuar dhe është vënë në ndjekje të tij.

Nuk dihen rrethanat e këtij konflikti që çuan në përdorimin e armëve të zjarrit.