AKTUALITET, 6 Dhjetor 2022, 18:11

Goditja e Berishës/ Meta ashpërson tonet: Rama, pasuesi më bastard i regjimit komunist

Goditja e Berishës/ Meta ashpërson tonet: Rama, pasuesi më

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e cilësoi sulmin e ndodhur ndaj ish-kryeministrit Berisha gjatë protestës si një përpjekje të kryeministrit Rama për ta nxjerrë opozitën si një shkaktare të dhunës.

Sipas Metës skenari i Ramës është që të përshkallëzonte dhuna dhe që në boulevard të kishte viktima, në mënyrë që të fajësonte përballë gjithë botës opozitën në lidhje me situatën e krijuar.

Meta shtoi se as miliardat, as dhuna nuk do ta shpëtojnë dot këtë qeveri përballë triumfit të vlerave dhe demokracisë të opozitës së bashkuar.

“Edi Rama në përpjekjet e tij më ekstreme për të provokuar opozitën si shkaktare të dhunës nxori fytrën e vërtetë që nuk ka ambasadorë apo mafioz ndërkombëtar të korruptuar që mund t’ia retushojë dot. Sot Edi Rama u tregoi shqiptarëve se është armiku më i madh i paqes sociale në vend, që është pasuesi më bastard i atij regjimi që i shkaktoi Shqipërisë aq shumë viktima dhe drama në gati 5 dekada. Është pengmarrrësi i rrugës evropiane të Shqipërisë për shkak të marrjes peng nga organizatat ndërkombëtare. Opozita tregoi se ka të gjithë potencialin dhe vendosmërinë për ta shporrur këtë sekt që përdhos kushtetutën dhe që bllokon procesin e integrimit për interes të mafias ndërkombëtare. As miliardat, as dhuna dhe asgjë tjetër nuk do t’i bëjë derman përballë opozitës së bashkuar në triumfin e vlerave dhe të demokracisë”, tha Meta.