AKTUALITET, 5 Gusht 2022, 19:44

Gjendet i vdekur 60-vjeçari në Tiranë, dyshohet se vrau veten me armë zjarri

Gjendet i vdekur 60-vjeçari në Tiranë, dyshohet se vrau veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Në orët e mbrëmjes së sotme, familjarët kanë gjetur të vetëvrarë me armë zjarri 60-vjeçarin me inicialet B. Z.

Policia thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 05.08.2022, rreth orës 18:55, në rrugën ‘Agush Gjergjevica’, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. Z., 60 vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.