TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Urime President Erdogan për rizgjedhjen tuaj.
Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku dhe të përgatitemi për samitin e NATO-s në korrik”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një postim në Twitter.
Rikujtojmë se çështja e anëtarësimit të Suedisë në NATO është ende në diskutim me kundërshtimet tashmë të njohura të Turqisë. Pala e NATO-s do të presë që çështja të zgjidhet nga Samiti i NATO-s më 11 dhe 12 korrik në Vilnius, Lituani.
“Ne përgëzojmë Presidentin Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen e tij. BE-ja ka një interes strategjik për të vazhduar një marrëdhënie bashkëpunuese dhe reciprokisht të dobishme me Turqinë dhe të gjithë njerëzit e saj, si dhe në një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun Lindor.
BE-ja është e gatshme të punojë me Turqinë për të ecur drejt një marrëdhënieje konstruktive për prosperitetin dhe stabilitetin tonë të përbashkët bazuar në angazhimet për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, të drejtën ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë,” thuhet në deklaratën e përbashkët të Borrell dhe Oliver Varleyi.