TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa përfaqësues të shoqatës së invalidëve dolën ditën e sotme në protestë përballë Bashkisë së Tiranës.
Përfaqësuesi i tyre, u shpreh se iu është shembur magazina bashkë me mallin brenda, pa marrë asnjë lajmërim nga Bashkia. Me letra në dorë, përfaqësuesi kërkon me ngulm që të takohet me kryebashkiakun Erion Veliajn.
Ai shton se ende s'kanë marrë asnjë përgjigje, si nga Bashkia e as nga ambasada amerikane, së cilës i kanë dërguar një letër.
“Nuk më intereson gjoba por materiali im. Ta paguajë bashkia, kush është përgjegjëse. Ku kanë shkuar? Kush mban përgjegjësi? Janë zhdukur miliarda lekë. I drejtohem kryeministrit: Bashkia e Tiranës është kompetenca juaj. Kërkoj një takim bashkë me ju si media me Erion Veliaj. Ose të vijë këtu Edi Rama që i ka miratuar në Parlament.
Kam bërë 10 kërkesa dhe nuk kam marrë pjesë. Kam kërkuar të marrë pjesë në Këshillin Bashkiak, por nuk na kanë pranuar. Kërkoj takim me Veliaj. Unë nuk të njoh si kryebashkiak.
Do ta ndjekim çështjen deri në Strasburg. Jemi shumë të diskriminuar. I kemi nisur letër gjithë ambasadave” u shpreh përfaqësuesi.