TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Enton Abilekaj, ka komentuar thirrjen e Sali Berishës për grevë të grupeve të ndryshme në Shqipëri.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Abilekaj tha se thirrja e Berishës i duket si një thirrje për ndihmë, për një aksion që ai nuk e bën dot vetë. Po kështu, Abilekaj tha se thirrja e Berishës kompromenton edhe vetë grevën, pasi ato nëse do të ndodhin do të perceptohen si politike dhe të kapura nga PD.
"Thirrja për grevë është thirrje për ndihmë. Do të thotë nuk bëj dot vetë, hajdeni bëni ju. Çlidhje ka sindikata me partinë?
Me këtë, Berisha ka kompromentuar grevën edhe nëse dikush ka patur ndërmend të bëjë grevë, siç filluan pedagogët, sepse duket sikur janë në axhendën e Berishës.
Thirrjet e opozitës për grevë e kompromonetojnë grevën, sepse grevat nuk janë partiake.
Kjo është thirrje për ndihmë, bëni ju atë që nuk bëj dot unë. Aq më tepër në situatën që jemi ne", deklaroi Abilekaj.