AKTUALITET, 25 Dhjetor 2022, 12:47

EMRI/ U aksidentua për vdekje në Elbasan, identifikohet pas disa ditësh viktima

EMRI/ U aksidentua për vdekje në Elbasan, identifikohet pas disa

Është identifikuar personi që u gjet i pajetë pak ditë më parë  në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Zezë “.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Dalip Xhakoj, rreth 60-vjeç nga fshati Vidhas i Elbasanit.

60-vjeçari dyshohet se gjeti vdekjen nga një aksident automobilistik pas të cilit drejtuesi i një automjeti ende të paidentifikuar ishte larguar nga vendngjarja.