AKTUALITET, 24 Dhjetor 2022, 21:49

Blindohet Vlora, FNSH në fokus personat e shpallur në kërkim

Blindohet Vlora, FNSH në fokus personat e shpallur në kërkim

Policia e Vlorës dhe FNSH kanë “blinduar” orët e fundit qytetin bregdetar.

Mësohet se janë ngritur disa pika postblloku në hyrje dhe në dalje të qytetit. Kryesisht vëmendja është përqëndruar në Babicë, “Bishti i Kalldrëmit” dhe në brendësi të qytetit.

Përforcimi i masave, vjen në kuadër të aksioneve për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe për ata që lëvizin me armë.

Deri më tani nuk ka detaje nëse policia ka ndaluar ndonjë person problematik.