AKTUALITET, 25 Dhjetor 2022, 08:40

Besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjen, Imzot Arjan Dodaj: Të varfrit kurrë të mos dorëzohen përballë pikëllimit

Besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjen, Imzot Arjan

Besimtarët e krishterë kremtojnë këtë të diel festën e Krishtlindjes.

Në Tiranë, u mbajt në orët e para të mëngjesit, në ambientet e Katedrales së Shën Palit mesha e Krishtlindjeve për besimtarët katolikë.

Mesha drejtohej nga kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj, i cili në fjalën e tij uroi të gjithë besimtarët dhe i bëri apel rinisë që të rizbulojë të ardhmen e vendit.

“Në këtë ditë të bekuar ritingëllon me thjeshtësi, butësi dhe forcë fjala e engjëjt: Lavdi hyjit në lartësitë qiellore e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë. Unitet dhe vlera për familjen tonë shqiptare që mblidhet në këto festa.

Rinia shqiptare të rizbulojë të ardhmen e vetë në tokën e vetë sepse e ardhmja na përket ne.

Të varfrit kurrë të mos dorëzohen përballë pikëllimit që ndonjëherë ballafaqohet me jetën e tyre.

Fëmija hyjnor ka një mesazh paqe në pasojat që po mbjell lufta, aty ku është krisma e armëve, akoma më shumë e qara e këtij fëmijëve na thërret për reflektim”, ka thënë Arjan Dodaj.