AKTUALITET, 25 Dhjetor 2022, 09:44

Delegacioni i BE në Tiranë mesazh për festën e Krishtlindjes: Ju dërgojmë urimet më të ngrohta

Delegacioni i BE në Tiranë mesazh për festën e

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka uruar përmes një postimi në Twitter, të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve.

BE shpreh urimet më të ngrohta për këdo që e feston këtë moment të gëzueshëm të vitit.

“Delegacioni i BE-së në Tiranë dërgon urimet e tij më të ngrohta për një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që festojnë këtë moment të gëzueshëm në Shqipëri”, shkruan Delegacioni i BE-së në Tiranë.