AKTUALITET, 25 Dhjetor 2022, 10:36

Mbahet mesha në Kishën e Shën Gjergjit në Fier, besimtarët ndajnë mesazhe urimi dhe paqeje për Krishtlindje

Mbahet mesha në Kishën e Shën Gjergjit në Fier,

Krishtlindjet kanë bërë bashkë qindra qytetarë në Kishën e Shën Gjergjit në Fier. Që në orët e para të mëngjesit ata kanë ndjekur meshën, e mbajtur për lindjen e Jezu Krishtit, birit të perëndisë.

Hirësia e tij, Mitropoliti i Fierit dhe Apollonisë, Imzot Nikolla, në mesazhin e tij drejtuar besimtareve ka përcjellë urimin për me shumë paqe, mirësi dhe mbarësi në çdo familje.

Krishtlindja, është një ditë ku dashuria flet me gjuhën e saj të vërtetë dhe urrejtja sfidohet. 

Lindja e Jezu Krishtit birit te perëndisë simbolizon dashurin e zotit për njeriun për te cilën ai erdhi mes nesh. Kjo dashuri kërkohet të mbretërojë kudo në tokë në të gjithë njerëzimin.