TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 63-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi është përplasur nga një motor në vendin e quajtur “Kapelja”, Vlorë, sot rreth orës 09:35.
Uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është arrestuar dhe se policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:35, në vendin e quajtur “Kapelja” shtetasi A. M., 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen V. H., rreth 63 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i motomjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.