AKTUALITET, 24 Dhjetor 2022, 22:43

Berisha uron besimtarët: Gëzuar natën e lindjes së Hyjit! Krishtlindje të tjera më mirë të na gjejnë

Berisha uron besimtarët: Gëzuar natën e lindjes së Hyjit!

Me anë të një fotoje me bashkëshorten e tij, Liri Berisha, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar besimtarët për festën e Krishtlindjes.

"Gëzuar natën e lindjes së Hyjit, Krishtit Mbret! Krishtlindjet tjera më mirë të na gjejnë. Lavdi Krishtit!", shkruan Berisha në Facebook.