AKTUALITET, 9 Shtator 2024, 18:22

Kolegji Zgjedhor “vulos” Tavon, rrëzohet ankesa e Gjikurisë

Kolegji Zgjedhor “vulos” Tavon, rrëzohet ankesa e

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot ankimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të cilët kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht. Kolegji Zgjedhor unanimisht ka lënë në fuqi vendimin e KAS, i cili vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve është i pakontestueshëm, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që do të ndryshonte rezultatin zgjedhor.

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit për bashkinë e Himarës, për shkak të parregullsive në procesin zgjedhor në të gjithë 36 qendrat e votimit.

Koalicioni dorëzoi më 30 gusht pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve KAS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë ankimore ku kundërshton vendimin, ku shpallet fitues kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo me 5022 vota (58.6%), përballë kandidatit opozitar Petro Gjikuria, i cili mori 3545 vota (41.4%).