AKTUALITET, 9 Shtator 2024, 17:30

Mesazhi/ Berisha të mërkurën në SPAK, Noka thërret protestë: Të mobilizohemi kundër narkodrejtësisë

Mesazhi/ Berisha të mërkurën në SPAK, Noka thërret

Ish-Kryeministri Sali Berisha, njëherazi edhe kryetar i PD-së do të paraqitet mesditën e së mërkurës në Prokurorinë Speciale, ku do t’i komunikohet akuza në lidhje me dosjen “Partizani”.

Gjithashtu në SPAK do të paraqitet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa Prokuroria Speciale duket se ka përfunduar hetimet brenda afateve, të cilat përfundojnë në 2 tetor. Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, në një mesazh drejtuar anëtarëve të Kryesisë dhe drejtuesve të strukturave të PD-së, kërkon mobilizimin për një protestë të fuqishme. Protesta pritet të organizohet para godinës së SPAK.

“Të dashur miq. Ditën e Mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithë maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtësisë”, thuhet në mesazhin e siguruar nga gazetari Stafa, që Flamur Noka ua drejton anëtarëve të Kryesisë dhe drejtuesve të strukturave të PD-së.