AKTUALITET, 9 Shtator 2024, 18:06

Berisha të mërkurën në SPAK për t’u njohur me masën e sigurisë, Balliu: E vetmja gjë që duhet të bëjnë është t’i kërkojnë ndjesë

Berisha të mërkurën në SPAK për t’u njohur me

Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu, ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur në SPAK ditën e mërkurë, pasi do t’i komunikohet akuza lidhur me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Balliu shprehet se Berishës duhet vetëm t’i kërkohet ndjesë pasi është mbajtur për 10 muaj në arrest shtëpie ka akuzë.

"E vetmja gjë që duhet të bëjnë të mërkuren është të kërkojnë ndjesë.

Kryetarit të opozitës dhe opozitës gjithë Shqipërisë!

10 muaj nën masë arresti dhe SPAK akoma nuk ka ngritur akuzë.

Tani pas 10 muajsh dhe pas 4 vite hetime të dala bosh pa asnjë provë dhe asnjë fakt drejtësia Rama thotë se do të ngrejë akuzë"- shkruan Balliu.