AKTUALITET, 29 Nëntor 2022, 10:57

Ambasada e SHBA-së në Tiranë mesazh urimi për 29 nëntorin: Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri

Ambasada e SHBA-së në Tiranë mesazh urimi për 29

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një mesazh urimi me rastin e Ditës së Çlirimit.

Në mesazh nënvizohet se 78-vjet më parë Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazist, ndaj kjo datë shërben si një rast i kujtesës për sakrificat e popullit shqiptar.

“Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruan ambasada në facebook.