TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i vendit Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, perfekti i Tiranës Afrim Qendro dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, kanë zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte homazhe në përkujtim të Ditës së Çlirimit.
Me rastin e 29 nëntorit ata janë bërë bashkë duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”, te Varrezat e Dëshmorëve.
Ajo që bie në sy gjatë ceremonisë është mungesa e kryeministrit Edi Rama.
Nuk dihen ende shkaqe ose axhenda që e ka shtyrë kryeministrin të mos marrë pjesë në ceremoninë e mbajtur për Ditën e Çlirimit.