AKTUALITET, 28 Nëntor 2022, 21:17

Shkullaku: Në 110 vjet ja kemi hedhur fajin turqve, komunizmit, Berishës dhe Ramës, por e kemi fajin vetë!

Shkullaku: Në 110 vjet ja kemi hedhur fajin turqve, komunizmit,
Armand Shkullaku

Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", tha se në 110 vjet pavarësi të shtetit shqiptar, ka pasur vazhdimisht përpjekje për të fajësuar të tjerët dhe rrethanat për prapambetjen e Shqipërisë, por problemi qëndron edhe te vetë shqiptarët. 

"Nuk është problemi i periudhave që kemi kaluar. Ne jemi mësuar të themi se pushtuesi na ka mbajtur të prapambetur. Ja kemi veshur regjimeve, turqve, komunistëve, Sali Berishës, Edi Ramës… Një faj e kemi edhe ne si popull. Nuk është rastësi që edhe pas 110 vjetësh jemi vendi më i varfër në Evropë dhe rajon. Sa i përket zhvillimit të shkencës dhe elitave sërish jemi të fundit.

Nëse vende në Ballkan si Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, sepse Serbia është shumë më para, kanë probleme etnike, ne i vetmi problem që kemi patur është problemi me njëri tjetrin. Ne duhet të kemi problem si popull.

Tranzicioni ka përfunduar, ky është sistemi që ne kemi. Mund t’ja vëmë emrin si të duash. Kemi fatkeqësinë që rrekemi dhe themi se kemi sistem të demokracisë përfaqësuese. Sot demokracia përfaqësuese ka hyrë në krizë edhe në botë.

Shqiptarët duhet ta mbledhin mendjen, Selanik e tatëpjetë, kështu ka qenë edhe kështu do të jetë!", tha Shkullaku.