AKTUALITET, 28 Nëntor 2022, 21:06

110 vjet pavarësi/ Sejamini: Tranzicioni ka mbaruar! Këtë sistem që kemi sot, do të kemi përgjithmonë!

110 vjet pavarësi/ Sejamini: Tranzicioni ka mbaruar! Këtë sistem
Neritan Sejamini

Analisti Neritan Sejamini, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku foli për 110 vitet e pavarësisë së Shqipërisë. 

Sejamini tha se tranzicioni në Shqipëri ka mbaruar dhe se sistemin që kemi sot, jo demokratik dhe klientelist, me gjasë do ta kemi përgjithmonë. 

"Mendoj se tranzicioni ka mbaruar. Ky është sistemi që ne kemi ndërtuar dhe ky sistem është përgjithmonë. Nuk ka më reforma. Këto marrëdhënie shoqërore, ekonomike dhe politike janë stabël dhe ky nuk është një sistem demokratik. Kemi ekonomi klienteliste dhe paternaliste.

Nuk jemi duke vajtur diku, kemi arritur", tha Sejamini.