TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", deklaroi se Shqipëria nuk është më në tranzicion dhe se kjo nuk thuhet, për të mos pranuar se kemi shtet të dështuar.
"Ne themi se jemi në tranzicion, sepse nuk pranojmë që kemi një shtet të dështuar. Me ndërrimin e pushtetit, gjithçka fillon nga e para në Shqipëri. Ky ka qenë lajmi i mirë.
Lajmi i keq është që ndryshimi i pushtetit mund të mos fillojë nga e para, siç ndodhi kur erdhi Edi Rama që gjeti biznesmenët gati dhe vijoi. Ne duhet të gjejmë një forcë politike, që nuk bën këtë.
Lajmi tjetër i keq, është që edhe opozita do ta vijojë aty ku e gjeti", tha ndër të tjera Abilekaj.