TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artur Meçollari, ish-drejtues i lartë i Forcave Detare të Shqipërisë tha në emisionin “Bilardo” se nëse shteti ynë çon në Hagë të gjithë çështjen e “Detit”, ne humbim automatikisht dy elementë të rëndësishëm, 40 km katrorë det territorial dhe shansin që Greqia të ratifikojë protokollin e Firences.
Meçollari thotë se politika shqiptare ka të drejtë të vendosë nëse do bëhet me negociata dypalëshe apo të shkohet në Hagë, por kushtet për të shkuar atje nuk i vendos më politika.
Meçollari: "Që një mosmarrëveshje të shkojë në Hagë nuk përbën ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Është vendim politik. Thelbi qëndron këtu, e drejta ndërkombëtare thotë se kur palët nuk bien dakord për një kohë të caktuar i drejtohen gjykatës. Janë palët që vendosin të shkojnë atje.
Gabimi është nga pala jonë, sepse politika shqiptare ka të drejtë të vendosë nëse do bëhet me negociata dypalëshe apo të shkohet në Hagë. Kushtet e vajtjes së Hagë, nuk i cakton më politika, jemi në një gjyq civil ku palët duhet të shkojnë me një marrëveshje dhe të shtrojnë problemin që duhet të zgjidhë gjykata. Gjykata mund të marrë të shqyrtojë të gjithë çështjen ose një pjesë të saj. Ne i kemi zhvilluar negociata në 2018 dhe kemi dakordësi. Nëse kemi për të vendosur 15 pika dhe në 2018 kemi vendosur 12 pika, do shkojmë për 3 pika në Hagë, apo për 15? Nëse shkojmë për 15, disa nga ato pika për të cilat kemi rënë dakord mund të bien. Ka dy pika që nëse shkojmë për 15 pikat në Hagë, do t’i humbasim. Është vija e drejtë bazë e cila ka një efekt 40 km katrorë det territorial.
Nëse shkojmë për të gjithë çështjen në Hagë, automatikisht ne kemi humbur 40 km2 që ditën që kemi bërë marrëveshjen. Pika tjetër, Greqia dhe Shqipëria nuk i njohin kufijtë tokësorë, për shkak të ligjit të luftës. Greqia e ka firmosur protokollin e Firences, por nuk e ka ratifikuar. Ky ligj ka efekt juridik të brendshëm në Greqi. Duke mos ekzistuar kufiri, nga pikëpamja juridike kush e ndalon ushtrinë të lëvizë kur nuk ka kufi? Askush!
Ushtria e Shqipërisë është në gjendje të lëvizë me urdhra ushtarake, brenda territorit të Shqipërisë, jashtë duhet me vendim Parlamenti. Nuk ekziston një klauzolë. Vetë firmosja, ose kjo së bashku me ligjin e luftës kanë efekt në prona. Në negociatat e 2018 në preambulën e draft-marrëveshjes specifikohet që bëhet në bazë të protokollit të Firences. Në një farë mënyre marrëveshja e detit do të njihte dhe marrëveshjen e Firences nga ana e Greqisë. Nëse shkojmë në Hagë ikën dhe ky definicion i shënuar. Ky është një lloj shansi që Greqia të ratifikojë protokollin e Firences."