TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PS, Ilir Metaj, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 4 gushtit në Himarë, duke u shprehur se shpreh “mirënjohje të thellë për tërbeçtë, të cilët sipas tij “kanë intuitën të ndjejnë ku i dhemb atdheut”.
Ai nënvizoi se “këta të fundit i thirri zëri i Shqipërisë në datën 4 gusht, ndaj lanë punët e u përgjigjën”, duke iu referuar vullnetit të tyre në zgjedhjet e Himarës, i cili u vendos krahë Vangjel Tavos dhe jo Petro Gjikurisë, i cili mori vetëm 7 vota në Tërbaç.
Metaj shtoi se ata “nderuan Shqipërinë”, pasi Himara nuk ishte thjesht një betejë politike për një bashki”, por “ishte puna e rrënjëve tona, e gjakut të të parëve, e gjuhës shqipe” dhe se votuan për kandidatin që i ka thënë Atdhe Shqipërisë në çdo kohë, duke iu referuar kryebashkiakut të ri Tavo.
Reagim i deputetit të PS, Ilir Metaj
Dy fjalë për 4 gushtin e Tërbaçit dhe ata që duan të bëjnë ironi nga Bulevardi i Tiranës
Sot dua të shpreh një mirënjohje të thellë. Dhe jo si deputet. Por si shqiptar. Mirënjohje e thellë për tërbeçtë. Jo më kot gëzojnë respektin pa diskutim të gjithë Laberisë.
Labëria i mban për burra të fjalës e të besës. I more fjalën, mbarove punë. Labëria i mban për atdhetarë të pa kompromis. I cënove flamurin, nuk ke derman.
Labëria i mban për mishërim të Laberise. Njih një terbaçiot, shkruaj doket e zakonet e Labërisë.
E drejta është partia e tyre.
Tërbaçi e ka merituar këtë vlerësim pa rrahur gjoksin e pa ngritur zërin.
Se tërbeçtë flasin shumë pak.
Tërbaçioti ka intuiten të ndjejë ku i dhemb atdheut.
Ndaj tërbeçtë u rreshtuan nga ana e kundërt e pushtuesit.
Dhe pas Luftës u kthyen të kujdesen për familjet në vatanet e tyre, atje majë malit.
Tërbeçtë i thirri zëri i Shqiperisë në datën 4 gusht. Ndaj lanë punët e u pergjigjën.
Intuita u tregoi nga vinte rreziku edhe këtë herë.
Dhe na nderuan. Nderuan Shqiperinë. Se Himara duhet të ishte thjesht një betejë politike për një bashki. Kaq.
Por u bë shumë më shumë se kaq.
Ndaj terbeçtë lanë punët e tyre dhe erdhën. Se ajo e datës 4 gusht ishte puna e rrënjëve tona, e gjakut të të parëve, e gjuhës shqipe.
Dhe tërbeçtë nuk të falin këtu. Ata votuan për kandidatin që Atdhe i ka thënë Shqiperisë në çdo kohë.
PS. Kush guxon e shkruan me ironi bulevardi per 4 votat e majës së malit, na kujton edhe një herë se tapat dalin menjeherë mbi ujë.
Na kujton edhe se për ironikët qullecë të bulevardit, shpirti i atdhetarit nuk mund të perbejë arsye për veprim.