TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e artistit Arkimed Lushaj.
Kjo për shkak të përfshirjes në përleshjen në Pejë, ku bashkë me të në kërkim është edhe Noizy dhe DJ i tij, Crax.
Reperi ka reaguar me një postim në rrjete sociale menjëherë pas lajmit, ku bën shaka.
Ai ka ndarë lajmin me ndjekësit dhe ia ka bashkangjitur këngën e Eli Malajtm, “Hajde luj shpirti jem”.
“A i keni marrë parashutat….Doni ndihmën e qytetarëve ju…. jeni bërë shumë qesharak”, ka thënë Stresi në postim.
Të njëjtit thuhet se janë përfshirë në një rrahje në Pejë me një grup tjetër, ku ishte Tiktok-eri, Medi Iseni.
Noizy dhe Crax akuzohen për veprën “lëndim të rëndë trupor”, kurse Stresi “Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”.
Ata gjithashtu janë deklaruar në rrjete sociale se nuk e kanë prekur fare personin në fjalë.