TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bahtjar Bajraktari, i njohur ndryshe me emrin artistik Dj Crax, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës së bashku me reperin Noizy, për sherrin e ndodhur disa ditë më parë në Pejë ku u dhunua rëndë personazhi i TikTok Medi Iseni.
Nëpërmjet një postimi në Instagram, ai fillimisht u kërkoi ndjesë familjarëve, miqve dhe dashamirësve të tij për rastin e fundit, ndërsa theksoi se ai “nuk është kriminel”.
Sipas tij kjo është një padrejtësi që po i bëhet atij dhe mikut të tij, Noizyt. “Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë gjënë e duhur dhe nuk dyshoj që çdo gjë do bjerë në vendin e vet.
Ne nuk kemi lënë vend për dhunë as sot, as dje dhe as nesër, puna jonë ka qenë dhe do të jetë e pastër duke mos ngacmuar asnjë dhe mbi të gjitha duke ju shmangur problemeve gjithë kohës”, u shpreh ndër të tjera ai.