AKTUALITET, 6 Gusht 2024, 22:48

Berisha denoncon projektin e bashkisë për Lanën: Veliaj, Balla dhe Bego do të grabisin 40 mijë metër katrorë tokë për kulla! PD nuk do ta lejojë

Berisha denoncon projektin e bashkisë për Lanën: Veliaj, Balla
Projekti te Pallati me Shigjeta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar, është ndalur te zhvillimet politike në Bangladesh, ku protestuesit përzunë nga vendi kryeministren e cila kishte 50 vite në pushtet dhe kishte burgosur liderin e opozitës. ‘Rinia e Bangladeshit përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama në Tiranë, burgoste kundërshtarët politikë’, theksoi Berisha në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Lideri demokrat, Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e kësaj të marte, grabitjen e 40 mijë metra katrorë tokë nga Rama-Veliaj, për ndërtimin e kullave në Tiranë. Para tubimit qytetar në ditën e 218 të qëndresës, Berisha tha se PD nuk do ta lejojë grabitjen, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve të përgatiten për protesta.

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se Edi Rama autostradën Thumanë-Kashar e ka shndërruar atë në një mallkim, në një ndëshkim për banorët që kanë qindra vite në atë zonë. Berisha u ka bërë thirrje thirrje krutanëve, fushëkrujasve, qytetarëve të Thumanës të mos pranojnë ndëshkimin e pamerituar, ndëshkimin kriminal, përjashtimin e tyre nga rruga.

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës, që ditën e enjte të dalin në protestë te bashkia. ‘Ditën e enjte në ora 11:00, të gjithë te bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Fjala e Berishës

Të dashur miq, rinia e Bangladeshit përzuri dje pas sakrificash dymujore, përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan.

Përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama në Tiranë, burgoste kundërshtarët politikë.

Përzuri nga vendi një Edi Ramë me fustan, e cila njëlloj si Edi Rama përdorte gjykatat politikisht për të shkelmuar të drejtat e të rinjve të Bangladeshit dhe qytetarëve të këtij vendi.

Edi Rama me fustan i Bangladeshit, njëlloj si Edi Rama e Tiranës, pasuronte me paratë publike dhe pronat publike veten dhe familjen e saj.

Pasuronte apo ndanin pasuritë dhe fondet me ministrat, me rilindëset e Bangladeshit, me zyrtarët e vet, ndërkohë arrestonte, keqtrajtonte, varfëronte dhe largonte nga vendi të tjerët.

Miq, Bangladeshi dhe Shqipëria janë mijëra e mijëra kilometra larg. Por për ironinë e fatit, ngjajnë si dy pika uji njëra me tjetrën.

Edhe Edi Rama me fustan i Bangladeshit paguante njëlloj si Edi Rama deklarata, vizita, raporte mashtrimi.

Por studentët trima të Bangladeshit, në sakrifica sublime për të cilat kombi përjetë do u jetë mirënjohës, u ngritën mbi padrejtësinë.

U ngritën kundër vjedhjes.

U ngritën kundër shtypjes dhe arbitraritetit dhe e detyruan dje Edi Ramën me fustan të Bangladeshit t’ia mbathë si figura më e urryer e kombit të vet, siç është sot Edi Rama në Tiranë.s

Të dashur miq, katër ditë më parë, dy hajdutët më të mëdhenj të kombit, Edi Rama dhe Erion Veliaj paraqitën para qytetarëve dhe medias, projektin madhështor të Lanës.

Këto ditë, qytetarët e Tiranës më informojnë se prapa këtij projekti qëndron grabitja e 40 mijë metër katror tokë nga Edmond Bego, Erion Veliaj dhe krimineli Taulant Balla për të ndërtuar 40 mijë metër katrorë kulla.

Kryehajduti i Tiranës, Erion Veliaj, Edi Rama me supertrafikantin Edmond Bego dhe Taulant Ballën, kanë vendosur të prishin 300 banesa, biznese, t’i rrafshojnë, por kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Degët e PD në zonë dhe degët e tjera në Tiranë, të përgatiten për betejën me të fuqishme. Asnjë banesë nuk do mund të preket nga këta kriminelë të narkoshtetit që rrafshojnë pallate dhe shtëpi banimi, rrafshojnë biznese për të ngritur monumentet e krimit dhe drogës së tyre.

Këta njerëz, këta qeveritarë nuk kanë asnjë interes tjetër përveç interesave mafioze.

Duhet të përshëndes qytetarët e Thumanës, Fushë Krujës, Krujës për rezistencën e tyre.

Edi Rama me Lubi Ballukun, në vend se të zbatojë projektin, ta shndërrojë autostradën në një mirësi për çdo banor të zonës, e ka shndërruar atë në një mallkim, në një ndëshkim për banorët që kanë qindra vite në atë zonë.

Ky akt kriminal do ndëshkohet.

U bëj thirrje krutanëve, fushëkrujasve, qytetarëve të Thumanës të mos pranojnë ndëshkimin e pamerituar, ndëshkimin kriminal, përjashtimin e tyre nga rruga.

Miq, kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, por rruga duhet të jetë mirësi për qytetarin, për banorin.

Po pse nuk pati një protestë për rrugën Thumanë-Milot, dy herë me e gjatë?

Sepse u respektuan banorët, sepse ajo autostradë nuk u shndërrua në ndëshkim për banorët, por në mirësi për ta.

Të dashur miq, të enjten beteja na pret.

Ne nuk heqim dorë kurrë gjer në largimin e Erion Veliajt, këtij hajduti të shpërfytyruar që nuk njeh ligj, nuk njeh moral.

I cili me Edi Ramën vodhi në djegësin e Tiranës 130 milionë euro.

I cili me kompaninë 5D, vodhi 38 milionë euro.

I cili po ndërton hotelin me 5 yje njëzetkatësh me paratë e vjedhura.

I cili ka pasuruar e lumturuar vëlla, bashkëshorte, vjehërr, etj, etj.

Miq, as nuk lodhemi, as nuk tërhiqemi, por vazhdojmë betejën gjer në fitore.

Iu bëj thirrje opozitarëve, iu bëj thirrje qytetarëve, është koha e veprimit.

Është koha të kalojmë në veprim.

Është koha t’i japim Edi Ramës së Bangladeshit atë që mori Hasinaja me fustan.

Tiranët duhet të përmbysen.

Tiranët duhet të qërohen.

Qytetarët duhet të votojnë të lirë.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira.

Ditën e enjte në ora 11:00, të gjithë te bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn dhe varur në shtyllën e turpit të kombit shqiptar.