![I moshuari vetëvritet me armë gjahu, çfarë thotë](https://media.tpz.al/tpz.al/media3/-640-0-31546e0cb2c3c09efa740a2048f3459c.jpg)
Një 70-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë ditën e sotme brenda banesës së tij në fshatin Dragot, Tepelenë.
Sipas policisë i moshuari dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
"Rreth orës 17:00, në fshatin Dragot, Tepelenë, në banesën e tij, është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi A. B., rreth 70 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut me të cilën dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.", sqaron policia.