AKTUALITET, 17 Mars 2023, 16:41

Denoncimi/ Nxënësit në Tufinë ecin përmes varrezave për të shkuar në shkollë

 

Denoncimi/ Nxënësit në Tufinë ecin përmes varrezave

Nxënësit e shkollës ‘9 vjeçare Tufinë’ duhet të kalojnë nëpër varreza që të ulen në bankat e tyre. Kjo për faktin se një rrugë 400 metra nuk është rregulluar ende nga bashkia e Tiranës.

Zëdhënësja e fushatës për bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ka denoncuar faktin, se bashkia ka 20 vite që nuk ka investuar për një rrugë kaq të shkurtër që nxënësit e kësaj shkolle të shkojnë për tu mësuar, pa kaluar nëpër varreza.

Denoncim i zëdhënëses së fushatës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi:

Në zonën e Tufinës, pjesë e Bashkisë së Tiranës një nga premtimet e Erion Veliajt në vitin 2015 ishte se ‘Do te mundohemi të zhdukim pabarazinë mes shkolleve, kopshteve, çerdheve të qytetit me ato të fshatrave’.

Unë pikërisht jam në një nga shkollat në Tufinë dhe këtu ne kemi një pamje e cila tregon qartë se nuk ka asnjë investim serioz apo asnjë investim të bërë nga bashkia e Tiranës. Por çfarë është më e keqja është se këta nxënës do duhet që të shkojnë në shtëpitë e tyre nëpërmjet varrezave të Tufinës.

Ne do të shikojmë bashkë rrugën nga ata kalojnë.

Kjo është rruga në të cilën dhjetëra nxënës të shkollës fillore në Tufinë kalojnë. Pra është kjo një rrugë ekzistuese e cila ka mbetur e tillë pas zgjerimit të varrezave të Tufinës.

Shqetësimi i prindërve dhe i banorëve është se nuk është ndërtuar ende një rrugë e cila shmang kontaktin e fëmijëve me këtë pjesë të fshatit.

Në këtë rrugë prej dy vitesh është planifikuar që të investohet.

Kjo është një nga dy rrugët ku nuk është bërë asgjë, janë dy rrugë të cilat lidhin shkollën me dhjetëra shtëpi banimi.

Nuk është investuar absolutisht asgjë dhe faktet tregojnë vetë.

Propaganda e cila bëhet në qendër të Tiranës sillet në realitet në periferi. Është një nga premtimet e mëdha të Erion Veliajt se çdo rrugë e Tiranës do të jetë e shtruar, por realiteti është krejt ndryshe.

Mjafton që të dalësh nga qendra e Tiranës, nga rrugët të cilat po asfaltohen me shpejtësi, me urgjencë 2 muaj para zgjedhjeve për të kuptuar se në realitet propaganda nuk funksionon me shqiptarët.

Tirana nuk është qendra, blloku apo zonat ku Erion Veliaj dëshiron që të propagandojë punët e tij, por në realitet janë të pabërat e tij ato të cilat tregojnë të vërtetën.