AKTUALITET, 24 Dhjetor 2022, 20:59

Digjet plotësisht shtëpia në Shkodër, shpëtojnë banorët

Digjet plotësisht shtëpia në Shkodër, shpëtojnë
Foto ilustrim

Një banesë një katëshe është djegur mbrëmjen e kësaj të shtunë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Samrisht të njësisë Dajç të Bashkisë Shkodër.

Megjithë ndërhyrjen e zjarrëfikëses nuk u arrit që shtëpia të shpëtohej dhe gjithçka u shkrumbua.

Në këtë shtëpi banonin Pjetër Mhilli dhe bashkëshortja e tij. 

Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë shkëndija elektrike. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë familja Mhilli është strehuar tek të afërmit.