AKTUALITET, 19 Janar 2023, 11:37

Ish-kryebashkiaku Elvis Roshi del nga SPAK, refuzon të flasë për gazetarët

Ish-kryebashkiaku Elvis Roshi del nga SPAK, refuzon të flasë për

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi ka refuzuar të flasë për gazetarët pasi doli nga SPAK.

Ai ka tentuar të mbulojë fytyrën me çadër për t’u shpëtuar kamerave.

I pyetur nga gazetarët “Pse u thirrët në SPAK?”, ish-zyrtari refuzoi të përgjigjet dhe u largua me shpejtësi.

Por teksa përpiqet të ikë, ai “lufton” me shiun dhe erën e fortë që i merr çadrën.

Madje në një moment, Roshi tenton të ndryshojë rrugën për të shmangur kamerat, por sërish moti i keq nuk “e lejon”.