AKTUALITET, 14 Janar 2022, 19:51

Bumçi: Beteja do të shtrihet brenda dhe jashtë parlamentit për t'i shkurtuar ditët Ramës

Bumçi: Beteja do të shtrihet brenda dhe jashtë parlamentit

I ftuar në SYRI TV me moderatoren Juli Kristafi, anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi, ka folur për organizimin e PD-së dhe lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në qytetet e Shqipërisë.

Bumçi ka theksuar se, tani vendi ka opozitë dhe se aksioni i saj do të bëhet shpresë e revoltës së madhe popullore që ekziston kundër Ramës.

Bumçi: Do të ketë disa aksione paralele. Organizimi i PD-së është detyrim nga Kuvendi i 11 dhjetorit, biles jemi pak vonë pasi çështja e selisë mori goxha kohë në javët e para. Ringritja e çdo strukture kryesisë së re, Këshillit Kombëtar dhe kryetarit të ri të PD-së. Kjo është e domosdoshme të përfundojë si proces i rithemelimit të partisë.

Do të kemi në të njëjtën kohë aksionin opozitar kundër Edi Ramës, kjo opozitë e ka të nevojshmë te bëhet shprehëse e revoltës së madhe popullore që ekziston dhe këtë do e bëjë në shumë forma, protesta, denoncime duke u bashkuar me qyetetarët në çështjet që janë jetike për ta, beteja do shtrihet brenda parlamentit dhe jashtë saj dhe turi i zotit Berishës në Shkodër është pjesë e këtij aksioni të gjerë opozitar, sot shqiptarët kanë opozitë.

Pas 25 prillit opozita ekzistonte në letër por nuk ekzistonte më si një aktor që do të përcillte revoltën popullore. Tashmë opozita është e gjallë, e pavarur, nuk kontrollohet nga qeveria dhe rreth kësaj opozite shqiptarët do mblidhen për ti shkurtuar ditët Edi Ramës.