TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lulzim Basha, ka dhënë një deklaratë për mediat, pas daljes nga Prokuroria, ku është pyetur për ngjarjet e 8 janarit.
Ai deklaroi se po sakrifikon duke qëndruar në krye të PD dhe këtë sakrificë po e bën për demokratët, sepse qëndrimi në krye të partisë, nuk është privilegj.
"Qëndrimi si kryetar i PD, nuk është privilegj, por sakrificë", tha ndër të tjera Basha.
Kujtojmë se Lulzim Basha u shkarkua në Kuvendin e 11 dhjetorit nga shumica e delegatëve të Partisë Demokratike, por nuk e njeh këtë Kuvend dhe vijon të qëndrojë si kryetar i PD. Ai organizoi një Kuvend tjetër, një javë pas shkarkimit, ku deklaroi se në sallën e Pallatit të Kongreseve ishin 5004 delegatë edhe pse kjo sallë mund të strehonte jo më shumë se 2 mijë persona.
Gjatë prononcimit pas daljes nga prokuroria, Basha shtoi se ka kërkuar hetim të plotë të ngjarjeve së 8 janarit, ku në selinë e PD, mbështetësit e Berishës thyen dyer dhe xhama, ndërkohë që njerëz nga brenda selisë ushtruan dhunë barbare ndaj protestuesve, me shkopinj dhe lëndë kimike ende të paidentifikuara.
"Kam kërkuar hetimin e plotë dhe inkurajoj organet e drejtësisë të bëjnë hetimin e plotë dhe të gjithëanshëm. Ishte organizim i planifikuar, tentativë vrasje mes demokratëve, për interesa të ngushta personale, me autorë një grup të strukturuar kriminal, që nuk janë demokratë", tha ndër të tjera Basha.