AKTUALITET, 14 Janar 2022, 14:01

“Kujdes, mos humbni kontrollin”- Publikohet SMS-ja e Presidentit Meta më 8 janar drejtuar deputetit Belind Këlliçi, ja përgjigja e tij

“Kujdes, mos humbni kontrollin”- Publikohet SMS-ja e Presidentit

Presidenca ka publikuar këtë të premte një komunikim me mesazhe mes Presidentit Ilir Meta dhe deputetit të PD Belind Këlliçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit.

Komunikimi mes tyre është zhvilluar në datën 8 janar, ndërkohë që ish kryeministri Berisha kishte thirrur atë ditë një protestë në selinë blu, e cila degjeneroi në dhunë.

Në këtë mesazh, kreu i shtetit Ilir Meta porosit Këlliçin “kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr se provokim është”.

“Po po s’bëhet fjalë”, është përgjigja e Këlliçit.

“Mos humbi kontrollin paqësor të protestës”, është mesazhi tjetër i Presidentit Meta.

Komunikimi me SMS me deputetin Belind Këlliçi u bë sot publik nga kreu i shtetit në konferencën që dha për mediat.

“Kujdes, mos humbni kontrollin”- Publikohet SMS-ja e Presidentit