AKTUALITET, 14 Janar 2022, 14:04

“Policinë e telefonova 7 herë”, Bardhi: Nuk pati sulm nga brenda, por vetëmbrojtje

“Policinë e telefonova 7 herë”, Bardhi: Nuk pati sulm nga

Sekretari i Përgjithshëm i shkarkuar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dha sot dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës. Bardhi është marrë në pyetje nga prokurorët lidhur me protestën e 8 janarit.

“Kam njoftuar prokurorinë që policia është njoftuar në orën 12:27. Ka patur një komunikim, kam telefonuar më shumë se 7 herë dhe ndërhyrja ka qenë 40 minuta me vonesë”, tha ai.

Bardhi tha gjithashtu se ka dhënë shpjegime edhe për lëndën në selinë blu, ndërsa shtoi se prokurorët gjetën vetëm fikset e zjarrit. Sipas tij nga brenda selisë nuk ka [atur sulm, por vetëmbrojtje.


“Kam dhënë shpjegime të plota mbi çdo çështje të prokurorisë, përfshirë edhe lëndën dhe kam rikonfirmuar që e vetmja lëndë kanë qenë fikset e zjarrit.Kam dhënë deklarime për çdo çështje. Nuk ka pasur asnjë sulm nga asnjë person nga brenda selisë por akte vetëmbrojtje. Për këto episod kam dhënë shpjegimet e mia. Në dijeni time nuk kanë asnjëri prej tyre  asnjë precedent. Kam dhënë shpjegime, dhe kam rikonfirmuar atë që prokurorët që çdo person që ka qenë brenda i është nënshtruar kontrollit fizik. Dhe ripohoj atë që në fakt prokuroria pohoi në seancë gjyqësore. asnjë send i ndaluar nuk është gjetur në seli”, tha ai.