AKTUALITET, 14 Janar 2022, 19:02

Policia "blindon" Sarandën, ngrihen postblloqe, arrestohet një i ri për…

Policia "blindon" Sarandën, ngrihen postblloqe, arrestohet

Në kuadër të ruajtjes së sigurisë dhe rendit, policia e Sarandës ka ngritur shumë postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Aksioni në fjalë ka nisur që prej mesditës së sotme, ndërsa vijon ende.

Mësohet se, nga kontrolli i ushtuar nga forcat Shqiponja dhe FNSH në vendin e quajtur Ura e Kranesë u arrestua një i ri nga Gjirokastra. Këtij të fundit iu gjetën disa doza me lëndë narkotike.

Postblloqet vazhdojnë për kapjen e personave të armatosur apo në kërkim.