AKTUALITET, 14 Janar 2022, 17:28

"Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen 'Harry S. Truman'"- Edi Rama publikon pamjet nga stërvitja në ujërat e Shqipërisë

"Një ditë mbresëlënëse në

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ndërsa ndodhet në aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”.

Kjo e fundit po kryen stërvitje në ujërat e Shqipërisë, së bashku me forcat e marinës shqiptare.

Mesazhi i Ramës 

Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare.