AKTUALITET, 19 Mars 2023, 12:39

Braimllari: Bashkia e Veliajt një fasadë, ja si janë rrugët nëpër fshatrat e Tiranës

Braimllari: Bashkia e Veliajt një fasadë, ja si janë rrugët

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhet rruga në njësinë Zall Bastar në Mnerin e Sipërm.

Me anë të një postimi në facebook Braimllari akuzon Veliajn se e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një institucion fasadë dhe thekson se në fokus ka propagandën, hajdutërinë dhe gjobat ndaj qytetarëve.

Postimi i Braimllarit

Erion Veliaj e ka kthyer Bashkinë e Tiranës në një institucion fasadë.

Realiteti është krejt ndryshe.

Kjo është gjendja e rrugës në njësinë Zall Bastar në Mnerin e Sipërm ku banorët në mënyrë vullnetare me të ardhurat e tyre kryejnë shërbimet publike sepse bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj nuk i ka në fokus.

Fokusi i kryetarit në ikje të Bashkisë së Tiranës është propaganda, hajdutëria dhe gjobat ndaj qytetarëve.

Prandaj në 14 maj të bëhemi të gjithë bashkë për t'ja rikthyer Bashkinë e Tiranës qytetarëve.

Votoni në 14 maj koalicionin 'Bashkë Fitojmë', për ndryshimin me çdo çmim!