AKTUALITET, 19 Janar 2023, 10:56

A do të vijojnë reshjet e shiut edhe nesër? Ja parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak

A do të vijojnë reshjet e shiut edhe nesër? Ja parashikimi i

Ashtu si dita e sotme, ku mbizotëron një mot me reshje të dendura shiu edhe e premtja do të ketë të njëjtat kushte atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje shiu do të ketë që në orët e para të mëngjesit. Ndërsa në lartësinë mbi 700-800 metra do të ketë reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Temperatura në zonat malore do të jetë 3 deri 11°C, në zonat e ulëta 5 deri në 13 gradë dhe në zonën bregdetare 8 deri në 14 gradë.

Njoftimi nga SHMU!

Për ditën e premte  vendi ynë do të  mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar, kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut do të fitojnë përsëri intensitet deri mesatar.

Në lartësin mbi 700-800 metra  reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Era do të vijojë të jëtë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa  në orët e pasdites e kryesisht të mbrëmjes do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 3-4 ballë.