AKTUALITET, 10 Prill 2023, 19:52

“Bashkia e Tiranës falimentim total”, Vasili reagon pas incidentit me urbanin në Tiranë: Transporti publik katastrofë!

“Bashkia e Tiranës falimentim total”, Vasili reagon pas

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaron se çdo ditë që rri Veliaj në Bashki është një ditë e keqe dhe plot ngjarje negative në dëm të qytetarëve.

Vasili ka reaguar pas incidentit me urbanin e Institutit, i cili u përfshi pasditen e sotme nga flakët, teksa ishte plot me qytetarë.

Vasili shkruan se kjo është një provë tjetër e rëndë e asaj që po ndodh në Tiranë.

“Transporti publik i Veliajt në Tiranë katastrofë! Merr flakë autobusi urban në Laprakë. Edhe sot kjo ngjarje është një provë tjetër e rëndë se çfarë po ndodh në Tiranë.

Vazhdojnë ngjarjet njëra më e turpshme se tjetra te transportit publik në Tiranë. Pas aksidenteve të njohura të autobusëve urbanë në Tiranë nuk kanë të ndalur incidentet.

Kjo Bashki e Veliajt është një falimentim total dhe një grabitqare e hajdute e pamëshirë e qytetarëve. Çdo ditë që rri Veliaj në Bashki është një ditë e keqe dhe plot ngjarje negative në dëm të qytetarëve”, shkruan ai.