AKTUALITET, 10 Prill 2023, 15:53

Zgjedhjet e 14 majit, ja kur do të çelet zyrtarisht fushata e koalicionit Berisha-Meta

Kur nuk na ndajnë shumë nga zgjedhjet e 14 majit, zbulohet se kur do të çelet zyrtarisht fushata zgjedhore e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mësohet se në datën 15 prill, në orën 12:00 në stadiumin “Air Albania” do të hapet zyrtarisht fushata. “Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është slogani i këtij koalicioni. 

Zgjedhjet e 14 majit, ja kur do të çelet zyrtarisht fushata e

Kujtojmë se koalicioni Bashkë Fitojmë përbëhet nga Partia e Lirisë, grupi i deputetëve të Berishës, PDK dhe PBDNJ.