AKTUALITET, 10 Prill 2023, 19:06

"Ku kanë shkuar 42 milionë euro që Veliaj ka mbledhur në 8 vjet?", Këlliçi: Paketa që propozoj iu vjen në ndihmë 41 mijë bizneseve të vogla dhe të mesme

"Ku kanë shkuar 42 milionë euro që Veliaj ka mbledhur

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për kryebashkiak të Tiranës Belind Këlliçi deklaroi sot se premtimi për të ulur një pjesë të taksave dhe për të zeruar taksën e infrastrukturës arsimore do të prekë 41 mijë biznese mbi të gjitha biznesin këtu.

Ai pyeti se ku kanë shkuar 42 milionë euro që Veliaj ka mbledhur në 8 vjet?!

"Nëse taksa arsimore do të ishte marrë me të drejtë dhe për të ndërtuar shkolla si ka mundësi që në këtë zonë nevoja më e madhe e çifteve të reja, por edhe e familjeve është për çerdhe, për kopshte dhe për shkolla. Ku kanë shkuar ato 42 milionë euro që Erion Veliaj ka mbledhur në 8 vjet? Ku kanë shkuar? Vetëm për shkolla nuk kanë shkuar. Po ta vini re propaganda më e madhe që bën sot Bashkia e Tiranës është pikërisht në dobësitë e veta më të mëdha janë copë-comë në aspektin e realizimit të planit të tyre për ndërtimin e shkollave dh enga mëngjesi në darkë flasin për ndërtimin e shkollave", tha Këlliçi.

Ai tha se propaganda për 1 milionë pemë është pabesueshme, duke shtuar se Berlini një ndër kryeqytetet me më shumë pyje ka 420 mijë pemë dhe Milano nuk ka më shumë se 500 mijë.

"E kanë betonizuar tërsisht Tiranën dhe mbi të gjitha njësinë numër 5 dhe flasin për 1 milionë pemë. A ka budalla ëq gënjehet? A ka njeri në Tiranë që e beson se janë mbjellë 1 milionë pemë? A e dini ju që Berlini që është një ndër kryeqytetet me më shumë pyje ka 420 mijë pemë. A e dini që Milano nuk ka më shumë se 500 mijë pemë. Dhe paskemi ne 1 milionë pemë në Tiranë mjaftueshëm për të mbjellë 15 mijë fusha futbolli me pemë apo nga dita e parë që Erion Veliaj ka hyrë në zyrë e deri më sot I bie që ai çdo ditë me të shtuna e të diela, me vit të ri, me krishtlindje, me pashkë e me bajram të ketë mbjellë nga 340 pemë. A ka njeri që e beson këtë?", tha Këlliçi.

Ai përsëriti premtimin për transportin falas, duke theksuar se është vetëm 6.8% e një buxheti kaq të madh për të zgjidhur një problem për 200 mijë qytetarë në ditë.

"A ka qytetar që duhet ta lejojë Erion Veliaj që të tallet me inteligjencën tonë? Kush nga ju e ka përdorur trenin elektrik të Erion Veliajt? Po a ka tallje më të madhe? E kishin harruar qytetarët, unë e kam nxjerrë dhe do ta rinxjerr gjatë gjithë kohës një premtim të famshëm që ka bërë që do ta kishte përfunduar brenda vitit 2020 ku do të ndërtonte një tren elektrik që brenda Tiranës të punonte me energji elektrike se nuk e ndot Tiranën ai nuk e ndot ambientin dhe sapo të dilte nga Tirana të punonte me naftë. Po a ka tallje më të madhe se kjo me qytetarët? Sigurisht për ata që besojnë 1 milionë pemët dhe trenin elektrik ne jemi gabim dhe plani jonë nuk është i mirë prandaj atyre u ka hyrë frika për premtimin numër 1 të kësaj fushate 'autobusët falas'.

Transporti publik falas! Çfarë do të thotë, fare shkurt, kostoja ëhstë 140 mijë bileta priten mesatarisht në ditë herë 40 lekë janë 54 milionë lekë në ditë në muaj shkon 1.5 milionë euro, në vit shkon 18 milionë euro. 1.5 I subvencionon sot që flasium bashkia për karburantin mbeten 16.5. të gjithë pyesin, janë shqetësuar të gjithnë analistët e bashkisë që të gjithë këta që dalin nëpër media dhe vetëm mbjellin panik, përçarje dhe fake neës çdo natë. Ku do të gjenden paratë? Po pse more kur paska 430 milionë euro për incinerator fantazëm nuk ka 16.5 për transport public falas për 200 mijë qytetarë në ditë? Të gjithë more të gjithë, jo pensionistët. Të gjithë! Jo, ta them unë, të gjithë ne në këtë sallë paguajmë incineratorin e Tiranës që nuk ekziston 14 milionë euro në vit. Ku do të gjenden paratë? A e dini sa është buxheti i Bashkisë Tiranë në vit, është 240 milionë euro", deklaroi Këlliçi.