TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta premtoi një politikë të tërë të reduktimit të taksave që janë rritur sipas tij gjatë qeverisjes moniste të Rilindjes.
Meta tha sot në një bashkëbisedim me qytetarët se çdo tarifë do të ulet në vlerën e kostos së shërbimit.
"Të gjithë e kanë të qartë se kemi një qeveri që vetëm rrit taksat në mënyrë arbitrare dhe përkeqëson shërbimet. Taksat shkojnë për investime lukse e klienteliste. Kjo ndodh edhe për bashkitë e vendit. Do ketë një politikë të tërë të reduktimit të taksave që janë rritur gjatë qeverisjes moniste të Rilindjes".
"Çdo tarifë do të ulet në vlerën e kostos së shërbimit. Ulje 50% e tarifës së pastrimit dhe gjelbërimit. Para që i shkojnë sot inceneratorit të Tiranës. Me pak fjalë një biznes nga këto ulje taksash mund të përfitojë 35 mijë deri 430 mijë çdo vit. Është një politikë e tërë që synon uljen e kostove për sipërmarrjet", deklaroi Meta.