TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyrim paraqitje për Ruenca Haxhiajn, edhe pse prokuroria kishte kërkuar që ajo të mbetej në burg.
Këngëtarja u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kanabis sativa.
Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.
Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër-arresti nga gjykata, por prangosja u krye vetëm me iniciativë të OPGJ.
Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje.
Enca ka qenë bashkë me të dashurin kur u arrestua. Ajo ka pranuar se është përdoruese e hashashit.
Sipas policisë ajo e kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, në Lundër. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo.