AKTUALITET, 18 Qershor 2024, 22:22

Bardhi: Nëse tentohet heqja e mandatit të Berishës, do të cilësohet sulm ndaj popullit opozitar

Bardhi: Nëse tentohet heqja e mandatit të Berishës, do të

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tregoi se çfarë do të ndodhë tashmë, pas marrjes së vulës me Partinë Demokratike të kryesuar nga Sali Berisha.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin’, Bardhi tha se nuk do të ketë asnjë hap në shkelje me kushtetutën përsa i përket mandatit të kryedemokratit Sali Berisha, dhe nëse një e tillë ndodh, atëherë do të jetë një goditje shumë e rëndë për popullin opozitar. 

Bardhi: "Kemi një plan “A” sa i takon mandatit. As nuk më shkon në mendje që do të ketë hapa në kundërshtim me kushtetutën. Do të ishte një goditje shumë e rëndë për popullin opozitar, sa i takon fushatës, strategjisë së fushatës, kushtet në të cilat ndodhet kryetari i partisë, apo për shkak të kësaj edhe partia, në tërësi do të duhet që në kohën e duhur dhe në momentin e duhur ne të marrim vendimet apo të përcaktojmë strategjinë më të mirë për Partinë Demokratike për të kaluar pengesën."