AKTUALITET, 22 Shtator 2022, 22:56

Balla: Berisha të marrë shembull nga Vangjush Dako dhe Tom Doshi

Balla: Berisha të marrë shembull nga Vangjush Dako dhe Tom Doshi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se kreu i PD-së Sali Berisha pas shpalljes “non grata” nga SHBA, duhet të ndjekë shembullin e Vangjush Dakos dhe Tom Doshit.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Balla theksoi se Berisha duhet të lërë mandatin e deputetit dhe të ja kalojë dikujt tjetër.

“Zoti Berisha nëse do të bënte  atë që ka bërë Dako. Dako në vlerësimin tim ka qenë një kryetar bashkie shumë i mirë, ka marrë këtë vendim pasi ka ikur nga kryetari i bashkisë dhe nuk është më aktiv në mandatet përfaqësuese dhe kjo është diçka që Berisha ta mësojë nga Dako, ose bën mirë ta mësojë nga Doshi.

Doshi u zgjodh deputet dhe depozitoi mandatin që kishte ditën që sapo u zgjodh. Meqenëse PD këtë gjë e propagandoi PD me javë dhe muaj para zgjedhjeve, minimalisht duhet ta bëj të njëjtën gjë. Berisha të lëshoj mandatin dhe ta marrë dikush tjetër”- theksoi Balla.