TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Rrogozhinës. Një automjeti tip “Ford” ka përplasur dy të mitur dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Dy të miturit ndodhet në spital ku aktualisht janë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që ka shkaktuar aksidentin.
“Më datë 09.06.2023, rreth orës 19:40, në qendër të Rrogozhinës, një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë të miturit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.