TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përplasje të dhunshme, rrahje brutale dhe skena vandalizmi, ka patur mbrëmjen e sotme mes tifozëve të të dyja ekipeve finaliste të "Conference League", Romës dhe Fejnord, përfshirë incidente me shqiptarë që janë ndodhur në të njëjtin ambient me tifozët. Përleshjet janë zhvilluar edhe mes tifozëve dhe policisë shqiptare, ku kanë mbetur të lënduar disa policë.
Gjatë këtyre momenteve janë shënuar edhe incidente mes policisë dhe medias, ku raportohet se policia ka patur edhe reagime të dhunshme.
Fotografit të agjensisë së njohur, LSA, i është marrë aparati nga policia dhe i është rikthyer pas disa minutash, por sipas përfaqësuesit të kësaj agjensie, Gent Shkullaku, fotografi është detyruar nga policia të fshijë fotografitë e shkrepura.